Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Ushtrisë së Kosovës(FSK), i është shtuar dhe një Oficer i diplomuar në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), e ai është Luan Haradinaj.
“Oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj diplomon me sukses të lartë në Kursin Bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA (MIBOLC)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Kuadrit tonë specialistik në fushën e inteligjencës ushtarake i shtohet edhe oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj, i cili me sukses të lartë diplomoi në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në SHBA”.
“Suksesi i Luanit na bënë shumë krenarë të gjithëve sepse me angazhimin e pandërprerë, vendosmërinë e çeliktë, si dhe përkushtimin maksimal, dëshmon lidership të eprorit dinjitoz, duke vazhduar traditën e babait, Shkëlzenit dhe xhaxhait, Luanit, Heronjve tanë të mëdhenj të Kombit dhe Atdheut”, ka shtuar ai.
Në fund, Mehaj i ka uruar suksese oficerit të ri të Ushtrisë, në misionin e tij në shërbim ndaj atdheut.