Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për nder të 28 Nëntorit ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.
“Për nder të 28 nëntorit së bashku me presidenten e Repulikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe me komandantin e ushtrisë sonë, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari bëmë nderime tek varrezat në kompleksin memorial në Prekaz, e më pas u pritëm në takim nga baca Rifat Jashari”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ministri Mehaj ka shtuar se data 28 nëntor është festë e trefishtë për shqiptarët. Sipas Mehajt, 28 nëntori është dita e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Drenicës.
“Të trija këto, ishin të së njejtës frymë, të së njëjtës rrugë dhe të së njejtit ideal”, ka potencuar ministri i Mbojtjes, Armend Mehaj.