Mehaj për bisedën telefonike me Clark: Diskutuam për rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen

 Sipas Ministri të Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj-it, ai kishte biseduar me gjeneralin Wesley Clark nëpërmjet telefonit, tema të diskutimit kishte qenë paqja siguria dhe përkrahej për Ushtrinë e Kosovës

Ministri të Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj me gjeneralin Wesley Clark

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në rrjeti e tij social Facebook ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me gjeneralin Wesley Clark.

Sipas Mehaj-it  gjenerali Clark, i ka thënë se ai do të jep përkrahjen e pakursyer për Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës.

“Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike”, ka shtuar ai.

Mehaj ka përfunduar duke thënë se qytetarët e Kosovës  nuk harron mbështetjen e gjenerali Clark, “prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë”.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika