Mehaj për festat e nëntorit: Bashkëpunimi me Shqipërinë është i nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armed Mehaj ka njoftuar se për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kanë festuar dhe uruar festat e nëntorit. Mehaj ka shtuar se "festa e 28 nëntorit është dhe do të mbetet gjthmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “festa e 28 nëntorit është dhe do të mbetet gjthmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve”.

Ministri Mehaj ka shtuar se për nder të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kanë festuar dhe uruar festat e nëntorit.

“Fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje Mehaj ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë “është i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë”.





Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika