Mehaj: Për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kanë mbajtur trajnime të përbashkëta. Ministri Mehaj ka theksuar se këtë vit janë realizuar dhjetra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik

Pjestarët e Forca e Sigurisë së Kosovë në tajimin e përbashkët me pjesëtarët e forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ka dyfishuar bashkëpunimin ndërluftarak, duke shtuar se për herë të parë njësitet tona janë trajnuar në stërvitje me mortaja.

“Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm”.

“Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti”, ka shkuar Mehaj.

Ndërkaq, ai ka shtuar se për herë të parë që nga viti 2021, kanë filluar studimet e kandetëve të Kosovës në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4-vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika