Mehaj: Përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23” janë duke vazhduar me intesitet të lartë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se përgatitjet për ushtrimin "Defender Europe 23" janë duke vazhduar me intesitet të lartë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23” janë duke vazhduar me intesitet të lartë.

“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake”, shkruan Mehaj.

Ai ka përgëzuar shtabin, partnerët dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ.

“Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë. Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, ka shtuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika