Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar heroin kombëtar, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
“Sot 26 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka shtuar se “Tre ranë, por mijëra u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në lirinë e kombit dhe atdheut”.

“Ne, Ushtria jonë vazhdojmë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë”, ka potencuar Mehaj.
Tutje, ai ka theksuar se vazhdimin e amanetit të tyre ia kemi borxh gjakut të “Gjeneral Zahir Pajazitit me shokë. Ia kemi borxh gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi”.