Mehaj përkujton masakrën e Pastaselit të Rahovecit: Të rënët për lirinë e vendit asnjëherë nuk do të harrohen

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Pastaselit të Rahovecit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mehaj ka thënë se kjo do mbetet si “terrori i aparatit gjenocidal serb mbi popullatën e pafajshme civile”.

“Familjarët e gjallë dhe ne të gjithë me përkujtimin e tyre nuk lejojmë që të mbetet në harresë autori i këtyre krimeve, shteti serb që pamëshirshëm masakroi civilët, e pandërgjegjshëm vazhdon të mohoj krimet e kryera’, ka thënë ministri Mehaj.

Mehaj ka shtuar se të rënët për lirinë e vendit nuk do të harrohen asnjëgerë, “ashtu nuk do pushojmë kurrë së luftuari deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë”.

Foto e postuar në llogarinë e minsitrit Mehaj

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika