Mehaj: Po përmbyllim vitin me 850 ushtarë dhe kadetë të rinj, e ardhmja e ushtrisë sonë është në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se viti 2022 ishte vit i sukseseve për FSK-në dhe se e ardhmja e ushtrisë është në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se po e përmbyllim vitin 2022 me 850 ushtarë dhe kadetë të rinj, 84 për qind më shumë investime në pajisje ushtarake, dhe me mbi dy mijë e 500 ushtarë të trajnuar jashtë vendit vetëm gjatë këtij viti.

“Ushtria e Republikës së Kosovës më nuk ka kufizim në numër përsa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake, dhe të gjithë të rinjtë e të rejat ndërmjet moshës 18-25 vjeç mund t’i bashkohen Forcës që është në shërbim të atdheut”, ka shkruar ministri Mehaj.

Mehaj ka theksuar se e ardhmja e FSK-së është në NATO, ngase sipas tij në përputhje të plotë me misionin e kësaj aleance janë edhe qëllimet e FSK-së.

“Përkrah ushtrive të shteteve mike do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për konsolidim, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në funksion të misionit kushtetues për garantimin e sigurisë, territorialitetit, mbrojtjes së qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit të shtetit”, ka potencuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika