Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin

Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur se Policia e Kosovës është një institucion që bartë shumë krenari brenda saj së bashku me FSK-në.

“Policia e Kosovës në 25 vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder institucionet e cila bartë në veten e saj shumë krenari si institucioni me kredibil ne Republikën tone së bashku me FSK-në. DNjSI (ish-FIT) është krenaria jo vetëm e policisë por mbarë Republikës sonë të dashtun. Ne këtë ditë të veqantë për PK-në, dua të shpreh mirënjohjen time personale për një grupim njerëzish me eprorë te shkëlqyer,me vlera, moral, atdhedashuri e shume profesionalizëm. FIT është grupimi më I mire I njerëzve,atdhetar, vetmohues dhe professional, te trajnuar me praktikat me te mira te njesive elite me renome botërore si , N Seals, G Berettes, GiGN, Ozel Harekat e shumë tjera,” shkruan Mehaj.

Mehaj çmoi Njësitin e FIT-it, për të cilët shkruan se ndaluan grupin me mbi 100 terroristë që sulmuan dhe cenuan rëndë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, në Banjskë të Zveqanit.

“Me pak fjalë, shprehem se e kam te veshtirë të thuri elozhe për rëndësinë e këtyre njerëzve të cilët pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, ishin dhe jane në shërbim të plotë të Atdheut tone të përbashkët, këtë gjë e dëshmuan më së miri në incidentin e armatosur ne Banjë të Zveqanit, ndaj Terroristëve të cilët ishin te organizuar,trajnuar, mbështetur nga vetë Serbia dhe kreu I saj politik e ushtarak. Kjo njësi në menyrë kirurgjikale ka arritur që në një kohë rekord te vendosë nën kontrollë situatën e krijuar ku ka ç’montuar komplet grupin me mbi 100 Terroristë që sulmuan dhe cënuan rëndë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, ajo betejë e bërë nga po këta djem atë ditë bëri që Kosova te fitoj respekt në qarqet e sigurisë ndërkombëtare, ku e njëjta betejë është bërë objekt studimi nëpër organizmat e sigurisë së aleatëve dhe me gjerë.”

E ndonëse e quan të vështirë të shprehet me fjalë, Mehaj shkruan se Policia e Kosovës më së miri e dëshmuan në incidentin në Banjskë, ku thotë se aty u shpërfaqën vlera morale.

“Këta djem atë ditë kanë shpërfaqur edhe një vlerë te lartë morale duke bërë maksimumin që gjatë gjithë kohë se zhvillimeve të armatosura atë ditë, kanë mbrojtur jetën dhe pronën e të gjithë banorëve lokal të gjendur në vendbanimet e tyre në vendin e incidentit, në këtë menyrë e kan ngritur nivelin operacional për studime edhe nga partnerët tanë. Atë ditë këta djem e kan parandaluar nje gjakderdhje të madhe e cila mund të pasonte ne ditët në vijim.”

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika