Mehaj: Prekazi heroik çdo mars na rikujton obligimin që kemi për të përmbushur amanetin e të parëve

"Prekazi heroik çdo mars na rikujton obligimin që kemi për të përmbushur amanetin e të parëve, e të ndërtojmë të ardhmen e brezave të rinj", kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ka përkujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari si simbol të Epopesë së UÇK-së

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se komandanti legjendar, Adem Jashari është simbol i Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shkruar se Ademi është qëndresa e pashembullt e gjithë familjes Jashari.

“Ademi i lindur më 28 nëntor e i rënë më 7 mars, me jetën dhe me vdekjen e tij, u dha edhe më tepër kuptim këtyre dy datave të shenjta. U lind për të nderuar flamurin e atdheun, e ra më 7 mars, për të mbetur përgjithmonë mësuesi i kombit”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj, ndër të tjera, ka thënë se Jashari u bë zemra e përjetshme e popullit të Kosovës, e cila rreh pa u ndalur, për barazi e drejtësi, për pavarësi e jetesë me nder.
“Prekazi heroik çdo mars na rikujton obligimin që kemi për të përmbushur amanetin e të parëve, e të ndërtojmë të ardhmen e brezave të rinj”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika