Mehaj pret me nderime të larta ushtarake komandantin e Gardës së Iowa-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirës, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të martën e 24 janarit, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirës, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.

Me këtë rast për shërbimin e tij të paçmim dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas, ministri Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Gjeneral Corell do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës, ngase i pakursyer ka qenë në angazhimin e tij për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale duke e konsideron gjithmonë si partner besnik në zhvillimin e misioneve të përbashkëta, e realizimin e operacioneve paqeruajtëse”, thuhet në njoftimin e Mehajt.

Mehaj ka thënë se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mes dy shteteve dhe forcave, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Sepse ndajmë po të njëjtat synime, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika