Mehaj pret në takim ambasadorin Abbott

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadrin britanik, Nicholas Abbot, të premten e 24 marsit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjatë të premtes së 24 marsit ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Mehaj ka thënë se të jesh udhëheqës në një mjedis me shumë përgjegjësi kërkon qasje dhe mënyra të nivelit strategjik dhe vizion që ndryshon nga udhëheqja në mjedise të tjera.

Ministri Mehaj pret në takim ambsadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

“Të jesh udhëheqës në një mjedis me shumë përgjegjësi, në një institucion si Ministria e Mbrojtjes e në organizatë në rritje si Forca e Sigurisë së Kosovës, kërkon qasje dhe mënyra të nivelit strategjik, vizion që ndryshon nga udhëheqja në mjedise të tjera’, ka shkruar ministri Mehaj.

“Andaj, kisha nderin që sot bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të marr pjesë në ceremoninë e certifikimit të kursantëve në Programin e Lidershipit Strategjik, organizuar nga Ambasada Britaneze dhe ligjëruar nga profesori i Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Bryan Watters, si dhe Kapiten Donworth i Marinës Mbretërore”, ka shkruar tutje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika