Mehaj pritet nga ambasadorja Haxhitasimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, këtë të diel

Foto e publikuar në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, këtë të diel.

Ministria njofton se në këtë vizitë zyrtare Mehaj është pritur nga ambasadorja, Lendita Haxhitasimi.

“Në takim, ambasadorja Haxhitasimi e njoftoi Ministrin Mehaj për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin me shtetin partner, Italinë, si aleat në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj ka falënderuar ambasadoren për angazhimin e saj diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika