Mehaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të hënën do të raportojë për çështje të sigurisë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të hënën e 19 dhjetorit, do të raportojë për raportin vjetor të punës për vitin 2022, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i ministrit Mehaj fillon në ora 10:00.

“Raportimi i Ministrit të Mbrojtjes z. Armend Mehaj për raportin vjetor të punës për vitin 2022. Vendi: N302Koha: 10:00″, thuhet në njoftim.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika