Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka shtuar se edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë janë realizuar me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.
“Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar tutje ministri Mehaj.