Mehaj: Synimi jonë i përbashkët është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se rritja e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se gjatë vitit 2022, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm sa i përket ushtrisë, kështu duke u bërë plotësim-ndryshimi i tri ligjeve të FSK-së. Sipas tij, rritja e buxhetit ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ministri Mehaj ka thënë se ky dikaster ka qenë bartës kryesor për hartimin e strategjisë së sigurisë, duke bërë të ditur se është në proces të asaj të mbrojtjes dhe pastaj në atë të ushtrisë.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se synimi i përbashkët është anëtarësimi në NATO dhe pjesëmarrja në organizata e në trajnime ndërkombëtare.

“Synimi jonë është anëtarësimi në NATO dhe pjesëmarrje ndërkombëtare, jemi në përgatitje të ‘Defender Europe 23’ si nikoqir për herë të dytë, ku ushtria e Kosovës ka dërguar 1350 ushtarë”, ka thënë Mehaj.

Krahas anës ligjore, ai ka thënë se është punuar në rritjen e numrit të ushtarëve, ku gjatë vitit 2022, janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1 mijë e 230 ushtarë, ku sipas tij, është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019.

“Është investuar në trajnimin ushtarak jashtë vendit, janë trajnuar 2547 ushtarë, 16 herë më shumë se viti 2020”, ka vijuar Mehaj.

Mehaj ka folur edhe për përfaqësimin e grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ka hapësirë që numri i grave në ushtri të rritet edhe më shumë.

“10.44% të grave në ushtrinë tonë, mendoj që nuk është mjaftueshëm, kemi hapësirë për të ngritur numrin”.

Ai ka thënë se është investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale për buxhet.

“Gjatë vitit 2022 buxheti i investuar në këtë vit tejkalon vitin 2021 me 84%, vitin 2020 me 99% dhe vitin 2019 më 98%”.

Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, ai ka thënë se Kosova ka shumë marrëdhënie të mira bilaterale me disa vende, kështu duke përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Turqinë ku është investuar në trajnimin ushtarak.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika