Mehaj takohet me ambasadorin Abbott, diskutojnë për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike

Këtë të premte ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se këtë të premte ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar ministri Mehaj.

Mehaj ka njoftuar se në takim me ambasadorin Abbott kanë diskutuar për projektet që janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, “si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen”.

Mes tjerash Mehaj ka theksuar se mbesin të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetittë Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika