Mehaj takohet me gjeneral lejtënantin Martin Herem, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me gjeneral lejtënat, Martin Herem dhe diskutuan rreth mundësisë së trajnimeve të përbashkëta ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe gjeneral lejtënant Martin Herem

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të dielën e 20 nëntorit është takuar me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem.

Mehaj ka thënë se në takim me gjeneral lejtënant Martin Herem kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake.

Po ashtu, ministri Mehaj dhe gjeneral lejtënant Herem diskutuan dhe rreth trajnimeve të përbashkëta ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.

Minstri Mehaj ka theksuar se në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

“Në takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse. Në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka shkruar ministri Mehaj.

 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika