Mehaj takohet me parlamentarët gjermanë, diskutojnë për sigurinë në vend dhe rajon

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, të martën e një nëntorit është takuar me parlamentarët gjermanë, anëtarët e Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann. Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i përgjithshëm

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, me parlamentarët gjermanë, anëtarët e Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann





Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, të martën e një nëntorit është takuar me parlamentarët gjermanë, anëtarët e Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann, të shoqëruar nga ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, thuhet në një komunikatë për media.

 “Fillimisht, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i  përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Ministri Mehaj ka informuar parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së.

Pos kësaj, Mehaj i ka informuar edhe për të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet  paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika