Mehaj takon bashkatdhetarët në Bruksel: Histrorikisht mërgata ka qenë mbështetja jonë më e madhe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar bashkatdhetarët në Bruksel, të cilët "vazhdojnë të ofrojnë kontributin e tyre në Kosovë"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj viziton bashkatdhetarët në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët në këtë vend.

“Gjatë vizitës në Bruksel takova të rinj e të reja, bashkatdhetarë tanë e qytetarë të Brukselit, të cilët përveçse asnjëherë nuk harrojnë prej nga vijnë, dhe mbajnë gjallë artin e kulturën shqipe përmes organizimit në shoqata”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se bashkatdhetarët vazhdojnë të ofrojnë kontributin e tyre në Kosovë, “si atdheun më të shenjtë, që pavarësisht distancës gjeografike, mbetet gjithmonë afër zemrës së tyre”.

“Historikisht mërgata ka qenë mbështetja jonë më e madhe”, ka theksuar Mehaj.

“Përvoja e tyre, kuadrot e reja dhe mundësitë e pafundme për të investuar në Kosovë, përbëjnë faktor të rëndësishëm drejt përmbushjes së synimit tonë të përbashkët për një shtet zhvillimor që ofron mirëqenie e barazi për të gjithë. Përjetësisht mirënjohës ndaj mërgatës tonë!”.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika