Mehaj takon homologun e Italisë, Guido Crosetto, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se pjesë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve në fusha të caktuara.

“Në këtë takim, ministri Mehaj dhe homologu i tij italian diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi. Gjithashtu, ministri Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë në ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit urban, deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, dyshja biseduan edhe për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër agresorit rus.

Mehaj ritheksoi qëndrimin e Kosovës kundër politikave ruse, si dhe përmendi pranimin e refugjatëve dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë, gjersa falënderoi ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme të ofruar nga shteti italian.

Gjithashtu, në këtë vizitë ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika