Mehaj takon Hovenier: Mbështetja e SHBA-ve është e pazëvendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Aremend Mehaj, ka potencuar faktin se mbështetja e SHBA-ve, është e pazavendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës. Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e pazëvendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka treguar se të hënën e 13 qershorit është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i shoqëruar me atasheun amerikan të mbrojtjes, kolonel Stephen Rose.

“Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si gjithmonë, është e pazëvendësueshme në proceset tona zhvillimore aktuale dhe ato në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Siç ka theksuar Mehaj, mbështetja e deritashme e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane dhe forcat aleate të saj.

Sipas ministrit Mehaj, gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë, mbështetjen si dhe aktivitetet e përbashkëta në mes të të dyja vendeve.

“Mirënjohje e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithëmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shtuar Mehaj.

Për Mehajn, bashkëpunimi bilateral në mes të të dyja vendeve ka në prioritet shërbimin efektiv ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e globale.

“Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”.

FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”

Kështu kishte thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës, po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”.

Ai kishte treguar se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika