Mehaj takon zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim një delegacion të NATO-s, të drejtuar nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm, Mircea Geoana

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se, ministri Armend Mehaj e ka takuar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili ishte i shoqëruar nga disa ambasadorë dhe pjesëtarë të KFOR-it.

Në njoftim thuhet se, ministri Mehaj e ka falënderuar përfaqësuesin e NATO-s për kontributin në sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu Zv.Sekretarit Geoana falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e NATO-së dhe vendeve anëtare të saj në shërbim të sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit, institucioneve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana

Gjithashtu, në njoftim thuhet se vizioni i Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s.

“Kosova bashkë me popullin e saj janë të mishëruar me vlerat euroatlantike dhe me vizionin e saj të qartë për t’u bashkuar në familjen e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Të enjten e shtatë korrikut, Kosova është vizituar nga një delegacion i lartë i Këshillit të Aleancës Veriatlantike (NATO).

Gjatë ditës, ky delegacion është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ky takim ka qenë me “dyer të mbyllura”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum, kishte kërkuar ndihmën e SHBA-ve, që Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhet anëtare e plotë e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika