Mehaj thotë se është dyfishuar bashkëpunimi ndërushtarak me Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se bashkëpunimi ndërushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është dyfishuar dhe sipas tij kjo është dëshmuar edhe në trajnimin e përbashkët një mujor

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se bashkëpunimi ndërushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është dyfishuar.

Ai ka theksuar se gjatë trajnimit të përbashkët një mujor, efektivët e njësive të forcave Kosovë- Shqipëri, kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka theksuar se së bashku janë të përkushtuar për të përmbushur misionet, si dhe për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

“Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka thënë Mehaj.

Njashtu ai ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë më të fortë kur punojnë së bashku.

“Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka përfunduar Mehaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika