Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.
“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka shtuar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), është duke realizuar trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe.
“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.