Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se pret që të rritet bashkëpunimi në mes të dyja palëve.
“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (YTS) në Republikën e Turqisë, Partia Drejtësi dhe Zhvillim me kandidat Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale, prandaj përgëzoj Presidentin Erdogan dhe uroj që të përmbush premtimin e tij për luftimin e inflacionit ekonomik si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit me pasoja katastrofale që u përballen në shkurt të këtij viti. Si dy shtete aleate do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje te paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm”, shkroi ai.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
Duke folur para mbështetësve të tij në Stamboll, Erdogan, që e ka udhëhequr Turqinë për dy dekada, falënderoi qytetarët që votuan dhe tha se me votën e tyre, ai ka mposhtur në zgjedhje kundërkandidatit nga opozita, Kemal Kilicdaroglu.