Mehaj: Ushtarakët e FSK-së stuhitë i shndërrojnë në avantazhe, sfidat në mundësi për të treguar më të mirën e tyre

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarakët  Forcës së Sigurisë së Kosovës stuhitë i shndërrojnë në avantazhe, sfidat në mundësi për të treguar më të mirën e tyre.

Kjo deklaratë e Mehajt erdhi pasi, më herët gjatë të së shtunës FSK-ja ka organizuar aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim-Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Demonstrohen aftësitë e FSK-së për manovrim në kushte dimërore

“Të jesh gati për çdo situatë do të thotë të trajnohesh t’i bësh ballë çdo moti e çdo vështirësie. Ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës stuhitë i shndërrojnë në avantazhe, sfidat në mundësi për të treguar më të mirën e tyre. Të pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e me njohuri të reja strategjike, karakterin plot guxim të paraardhëse e sjellin në nivel tjetër, ekipe të konsoliduara, të pandashëm e të pamposhtur. Sypatrembur si shqiponjat e besnik të kombit si shqiptarët ndër breza. Ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e popullit!”, ka shkruar Mehaj në Facebook, të bashkangjitur më një video, ku shihen ushtarakët e FSK-së duke demonstruar aftësitë për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika