Mehaj vazhdon vizitën në Bangladesh: Bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë kyç në marrëdhëniet e vendeve tona

Partneriteti i barabartë dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë kyç në marrëdhëniet e dy vendeve, ka thënë ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës së tij në Bangladesh, të mërkurën e 10 majit ka takuar gjeneral lejtanant Waker uz – Zaman, oficer kryesor i kreut të shtabit të ushtrisë së Bangladeshit.

Partneriteti i barabartë dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë kyç në marrëdhëniet e dy vendeve, ka thënë ministri i këtij dikasteri.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se në fokusin e diskutimeve kishin trajnimet e përbashkëta, inxhinierinë ushtarake, misionet paqeruajtëse si dhe rritjen e numrit të grave në ushtri.

“Shkëmbimi i përvojave në këto fusha është domethënës për të dyja palët”, shkroi Mehaj.

May be an image of 7 people and dais

“Gjithashtu, realizimin e ushtrimeve të përbashkëta të cilat po ashtu mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është ushtrimi për menaxhimin e emergjencave në të cilin u dakorduam për pjesëmarrje”, shtoi ai.

May be an image of 4 people

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika