“Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s,” kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Mehaj i ka konsideruar vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid si shpresë për botën e lirë dhe demokratike.
Për Mehaj-n tashmë është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s.
Sipas tij është koha për të emëruar qartë qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.
“Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së,” ka shkruar Mehaj.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.