Mehaj: Viti 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se viti 2023 është shumë i rëndësishëm në aspektin e miratimit të Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të rezervës, dhe zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka prezantuar të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë vitit 2022, dhe planet për vitin 2023, në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Mehaj ka thënë se viti 2023 është shumë i rëndësishëm në aspektin e miratimit të Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të rezervës, dhe zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

Pamje nga një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se viti 2023 është i rëndësishëm dhe në aspektin e realizimit të projekteve të shumta kapitale, “të cilat do t’i kontribuojnë organizimit të përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet më të larta profesionale”.

Mehaj ka theksuar se “viti 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si Forcë anëtare e NATO-s”.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika