Mehmetaj: Analistët kur dalin në emisione, nuk dalin me pretendime se e posedojnë të vërtetën

Analisti Lirim Mehmetaj e ka komentuar diskursin e qytetarëve ndaj analistëve dhe thekson se analiza nuk bëhet për të pëlqyer dikujt, por për të prezantuar mendimin e të një pjesë të shoqërisë

Analisti Lirim Mehmetaj e ka komentuar diskursin e qytetarëve ndaj analistëve, ku ka thënë se në esencën e analizës nuk bëhet për t’i pëlqyer dikujt. Por, sipas tij, për ta prezantuar një mendim të caktuar të një pjese të shoqërisë.

“Esenca e analizës është kjo, me ditë me fuzionu brenda studios një mendim i cili gjendet nëpër shoqëri ose në pjesë të ndryshme të shoqërisë. Analisti është përfaqësues për një grup të caktuar”, ka thënë Mehmetaj.

Më tej, ai ka sqaruar pse dikush mund të gjendet në studio televizive duke folur si analist.

“Arsyeja pse ti gjendesh në një studio e jo dikush tjetër mundet me qenë, rastësia, profesioni edhe mundet me qenë aftësia jote për t’u artikuluar brenda emisionit. Analisti kur dalin në emisione nuk dalin me pretendime se e posedojnë të vërtetën, as këtu e askund tjetër”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se analistët flasin mendime të caktuara që shfaqen në pjesë të caktuara të shoqërisë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika