Mehmetaj: Asociacioni ligj i Kosovës, është i votuar në Kuvend

Analisti, Lirim Mehmetaj, ka thënë se Asociacioni është ligj i Kosovës dhe se i njëjti është i votuar në Kuvendin e Kosovës

Analisiti, Lirim Mhemtaj

Analisti, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në raportin e raportuesës për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmendet edhe çështja e Asociacionit.

Mehmetaj ka thënë se Asociacioni është ligj i Kosovës.

“Asociacioni është ligj i Kosovës, i arritur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe i votuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.

Analisti është shprehur se Këshilli i Evropës (KiE) e ka kusht që shtetet anëtare ta zbatojnë dhe se sipas, zbatimi i këtij ligji nënkupton themelimin e Asociacionbit

Kujtojmë që të martën e 16 prillit shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lexo më shumë: Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga 171 deputetë të pranishëm, për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika