Mehmetaj: Gjykata speciale është Gjykatë e Kosovës, nuk është ndërkombëtare

Lirim Mehmetaj

Kryeredaktorit i “Albanian Post”, Lirim Mehmetaj ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, nuk është ndërkombëtare.

Sipas Mehmetajt, të paktën ligjërisht e njohim si Gjykatë e Kosovës, pasi ka dalë ka Kuvendi i Kosovës.

“Supozohet: të akuzuarit duhej të dënoheshin me ligje te vendit, e jo me ligje ndërkombëtare, nga gjykata ndërkombëtare. I akuzuari  gjykohej sipas ligjit i cili ka qenë në funksion në kohen kur ka ndodhur vepra, që i bie me kodin penal të ish-Jugosllavisë të vitit 1976. Ku Ky kod penal nuk e parasheh akuzën ndërmarrje e përbashkët kriminale. As kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh akuzën, ndërmarrje e përbashkët kriminale. As ligji i Kosovës, as Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e parasheh akuzën, ndërmarrje e përbashkët kriminale…”, ka thënë Mehmetaj.

“Është disi e çuditshme se si ka me vazhdu në të ardhmen, mirëpo edhe ata individë që e kanë presupozu drejtësinë me marr nga Gjykata Speciale, besoj që do të dëshpërohen për shkak se kjo do të bie. Është e pamundur me ndërtu një akuzë të tillë, me ligje të Gjykatës Speciale…Besoj do ta kundërshtojnë ashpër avokatët mbrojtës. Do ta shohim ditëve në vijim” ka theksuar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika