Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se Gjykata Speciale, apo Prokuroria, ka pasur seli në Beograd dhe se haptazi e ka pranuar se merr materiale nga Serbia kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Prokuroria ka tregu që provat që po i prezanton po i merr nga shteti serb. Gjykata Speciale ka seli në Beograd, nuk e ka fsheh faktin që shërbehet me dokumente atje… Aktakuza si e tillë formën si e ka, është krejtësisht nga gjykata e serbisë për krime lufte”, tha ai në “Debat Plus”.
Tutje, Mehmetaj tha se Prokuroria nuk e ka faktuar se Pjetër Shala i cili u dënua me 18 vjet burgim, ka lidhje direkte me viktimën.
“Gjyqtarja tha ka pas rol aktiv në grupin e anëtarëve të UÇK-së, tha kishte një autonomi brenda grupit pa grup komandues. Gjithmonë thoshte dënimin po i merr si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, nuk munden me përcaktu cili ishte roli i tij komandues. Për më tepër, vetë prokuroria e ka dëshmu që ky nuk ka qenë pjesëmarrës ku është gju me armë, dhe është plagos e pastaj ka vdek personi në Kukës”, tha ai.
Sipas Mehmetajt, ndaj Pjetër Shalës vendimi është marrë mbi supozime.