Mehmetaj: Hera e parë që dikush nga UÇK-ja gjykohet me akuzën “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se është hera e parë që dikush nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjykohet me akuzën "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale"

Lirim Mehmetaj

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është hera e parë që dikush nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjykohet me akuzën “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale (NPK)”.

Sipas Mehmetajt, Gjykata Speciale është vendore, ndërsa ajo e Hagës është ndërkombëtare.

“Nëse dikush thotë se këta dënohen si ‘strukturë e përbashkët kriminale’, dënohet UÇK-ja si tërësi. Ka shumë sens për arsye se është e pamundur që Shtabi Qendror i UÇK-së ka qenë strukturë kriminale”, ka thënë Mhemetaj.

Më tej, Mehmetaj ka treguar se si ZPS ka ndërtuar aktakuzën, po mundohet të paraqesë UÇK-në si një ushtri të strukturuar dhe të komanduar mirë, dhe se urdhrat e saj kanë shkuar nga Shtabi i Përgjithshëm deri tek ushtari në teren.

Por, ai ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, sepse ka qenë e pamundur pasi nuk kishte “mirëfilli” komandë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika