Mehmetaj: Janë bashkuar shumë rryma antiamerikane në Kosovë

Lirim Mehmetaj, gazetar

Është një investim i gjatë, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, në shtimin e një klime antiamerikane në Kosovë.

Ai në “Debat Plus”, ka deklaruar se një pjesë e publikut kosovar është ndikuar nga kjo frymë, sipas tij, antiamerikane.

“Problem është qasja që është influencuar një pjesë e publikut në Kosovë. Është investim kogjo i gjatë, janë bashkuar shumë rryma që janë antiamerikane, përtej temës së Asociaiconit”, ka thënë ai.

Mehmetaj e përmendi një deklaratë të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Qeveria e Kosovës e ka një draft-statut për Asociacionin, por që sipas tij, nuk po e publikon.

Sipas tij, atë draft duhet ta shohë edhe publiku.

“Nuk duhet me u anashkalu një frazë e Escobarit që tha Qeveria e ka gati draftin e Asociacionit, thjesht nuk po e shtyn përpara, duhet ta dimë ne edhe publiku që Qeveria ka shku deri atje që e ka një draft-statut konkret për të. Pse është pranuar marrëveshja e 27 shkurtit, pse e 18 marsit, pse është angazhuar me përpilu një statut që po ekzistoka, krejt ky investim dhe i Kosovës, ndërkombëtarëve, me u ballafaqu me një pengesë që s’u realizua as si qëllim”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika