Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave të KFOR-it dhe rritjen e tyre pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Mehmetaj në “Debat Plus” tha se mesazhi që ka përcjellë Lëvizja Vetëvendosje me videon e parë të “fushatës zgjedhore” ka nisur me suksesin në veri të Kryeministrit Albin Kurti dhe guximin e tij për luftimin e bandave në veri.

“Ideja ka qenë: Albin Kurti shumë i suksesshëm në veri, parti tjera nuk kanë pse me u marrë me veriun. Albin Kurti jo aq i suksesshëm me pjesë të tjera. Partitë tjera le ta sulmojnë aty nëse ka nevojë. Prej klipit të parë elektoral dhe me koncentru fushatën e vet në suksese në veri dhe guximin e Kurtit me i luftu bandat dhe njëjtën kohë me shtri sovranitetin në atë pjesë”, tha Mehmetaj.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika