Mehmetaj kritikon Kurtin: S’mund t’i mashtrosh ndërkombëtarët qysh e mashtron Dimal Bashën

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se ka bërë marrëveshje të “keqe” në dialog, duke iu referuar Marrëveshjes Bazike të 2023.

Mehmetaj ka thënë se Kurti nuk mund t’i mashtrojë ndërkombëtarët siç e “mashtron Dimal Bashën” duke implementuar vetëm disa pika të marrëveshjes.

“Marrëveshja (Bazike) është e keqe. Nuk ka diskutim. Këtë marrëveshje nuk duhet me zbatu në asnjë rrethanë. Ama lypni llogari Albin Kurtit, se ai personi është ardhë këtu dhe e ka prezantuar si vlerën më të madhe. Pse po hyn me bo implementime të neve të caktuar kur nuk je gati me iu shku deri në fund. Gjuhën që e përdor Dimal Bashën, nuk mundesh me i mashtëru ata(ndërkombëtarët). Në rregull është më bo propagandë për votuesit e tu, por nuk funksionon atje”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika