Mehmetaj kritikon zv/ministrin e Drejtësisë: Fajdexhia po e quan organizatë kriminale Specialen

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, për shpërndarjen e një postimi ku Prokuroria Speciale e Kosovës cilësohet si “organizatë kriminale.”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shpërndarë një postim në të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës quhet “organizatë kriminale”. Duke u pajtuar me gjuhën e përdorur në këtë koment, Sallahu shpërndau postimin në Facebook.

Shpërndau postimin ku sulmohet Prokuroria Speciale, KPK-ja i reagon zv/ministrit të Drejtësisë 

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me këtë situatë, duke theksuar se kritikat e bëra nga zëvendësministri Sallahu dhe të afërmit e tij drejtuar Prokurorisë, ngrenë pikëpyetje mbi situatën aktuale të drejtësisë në vend.

Mehmetaj ka përmendur edhe Rrahim Sallahun, vëllaun e Blerim Sallahut, i cili, sipas tij, prej vitesh përballet me akuza për fajde. Megjithatë, Mehmetaj ka theksuar ky proces gjyqësor nuk po mbyllet dhe ngecja e tij lidhet me ndikimin e vëllait të akuzuarit, zëvendësministrit Sallahu.

“E pashë një koment të një personi që e kish quajt Prokurorinë Speciale organizatë kriminale dhe e kish shpërnda zv/ministrit i Drejtësisë Blerim Sallahu. Duke u pajtu që Prokuroria qenka organizatë kriminale. Vëllau i tij Blerim Sallahut, zoti Rrahim Sallahu është prej vitesh i akuzuar për fajde, në një proces që nuk po kryhet se nuk po e lejon vëllau i tij. Pra fajdexhia me quajt organizatë kriminale Prokurorinë kjo ta dëshmon më së miri se cilat janë polet në këtë situatë”, ka thënë Mehmetaj.

Në linjë të kësaj, Mehmetaj ka theksuar rastet e tjera të zyrtarëve të qeverisë e partisë në pushtet, që janë nën hetime apo edhe të dënuar.

Sipas Mehmetajt, kjo situatë nuk paraqet thjesht një çështje mes qeverisë dhe Prokurorisë, por një çështje mes “krimit qeveritar” dhe strukturave të drejtësisë.

“Mos ta harrojmë Rozeta Hajdari e dënuar, Donika Gërvalla e dënuar, Liburn Aliu nën hetime, Artane Rizvanolli pjesë e hetimeve, Martin Berishaj nën hetim, Nagip Kraniqi nën hetime, Faruk Mujka nën hetim, Mirsad Shrketa nën hetime… punësime masive familjare, rasti me rrezerrvat shtetore, tenderët njëburimor mbi 200-300 milionë euro, pazari me ambalazhues… kështu nuk çështje e Qeverisë dhe Prokurorisë, është çështje e Prokurorisë me krimin qeveritar”, ka shtuar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika