Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar Kurtin si dezertor dhe veteran të rrejshëm të UÇK-së, ndërsa LVV-në e ka quajtur lëvizje kriminale me elemente terroriste.
Sipas Mehmetajt, Kurti nuk ka dhënë asnjë kontribut real gjatë luftës së Kosovës, duke zgjedhur një qasje paqësore disa muaj pas sulmit ndaj familjes Jashari në mars të ’98-tës.
“Nuk e di me çfarë kredo personi që nuk e ka asnjë kontribut patriotik përveç se fjalëve të tij, e fjalët janë komplet të parëndësishme se na vyejnë vepra. E veprat e i ka refuzoj ta kapi armën, organizmin i forumit të paqësor si alternativë për luftës, tre muaj pasi ka ndodhur ngjarja e Jasharajve, dezertimin prej UÇK-së, nga zyra bashkë me Adem Demaçin e Azem Vllasin dhe me ligje të Kosovës ai preson përveç nëse vdes se, nëse largohet nga ushtria pa u krye lufta është dezertor.. veterani i rrejshëm. Me dal me i fol dikujt për këtë punë është problem.
Partia përgjegjëse për sulmin ndaj Kuvendit… djegia e veturave zyrtare, sulmi ndaj gjykatave në për disa komuna në orën dhe datën e njëjtë, gjeta e një dozë të madhe armatimi te Termokosi, mbushje topa të pinpogut me lëndë kimike deri në vdekjeprurëse, armatim i nderuar prej Vetëvendosjes.
Kjo është lëvizje kriminale dhe me elemente të theksuara terroriste, s’po e the unë, literatura thotë”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.