Mehmetaj: Kurti ka qenë në dijeni për të gjitha zhvillimet në KEK

Gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj

Gazetari i “Albanian Post”, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus”, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në dijeni për të gjitha zhvillimet në KEK.

“E them me kompetencë profesionale dhe morale, Kurti ka qenë në dijeni për të gjitha zhvillimet në KEK. Albin Kurti, ka qenë në njohuri për të gjitha zhvillimet, kam informacione”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklaratat e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, ku dilte në mbrojtje të drejtorit të KEK-ut dhe në të kaluarën edhe ambasadorit, Martin Berishaj, janë bërë për të treguar se është me ta.

Sipas Mehmetajt, nëse Kurti nuk i mbron, Berishaj e Krasniqi mund të flasin gjëra që nuk i shkojnë në favor Kurtit.

“Kurtit i duhet të flasë kështu, sepse nëse nuk i tregon Krasniqit dhe Berishajt se është me ta, ata flasin”, ka thënë ai.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika