Mehmetaj: Kurti po thotë që procesi i Brukselit dhe Strasburgut janë të ndara

Sipas Mehmetaj, Kurti po thotë se mosimplementimi i marrëveshjes nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pra këto dy procese Mehmetaj po thotë se Kurti është duke i ndarë

Panelisti i rregullt në Debat Plus, Lirim Mehmetaj, ka thënë se kryeministri Kurti përmes deklaratës së tij sot po thotë se Procesi i Brukselit edhe i Strasburgut [Anëtarësimi i Kosovës në KiE] “janë të ndara”.

Sipas Mehmetaj, Kurti po thotë se mosimplementimi i marrëveshjes nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pra këto dy procese, Mehmetaj po thotë se Kurti është duke i ndarë.

“Nëse janë të ndame dhe po ia pranojmë, pse zotni nuk po e anëtarëson Kosovën në Këshillin e Evropës? Pra, a është ky pranim i dështimit të diplomacisë kosovare jashtë Brukselit. Pra, a të paska dominu Serbia edhe në këtë drejtim?”, ka pyetur Mehmetaj.

“Përveç në Bruksel ku ta ka nxjerrë marrëveshjen me përfundim normalizimin e jo njohjen, a të paska mujt edhe këtu? Se ti vetë[Kurti] po thu se janë të ndame. A janë të ndame? A je ka thu vetë që janë të ndame, a je ka thu vetë që nuk lidhet implementimi i marrveshjes në Bruksel me anëtarësimin e Kosovës në KiE, pse s’po anëtarësohesh?”

Ai tutje ka shtuar se nëse ajo çfarë ndodh në njërën anë, nuk e afekton anën tjetër “pse nuk po anëtarësohesh?”

Analisti Mehmetaj ka thënë se nuk është mirë të deklarohet se nëse Kosova nuk e plotëson një kusht të caktuar, prandaj po i mohohet padrejtësisht [anëtarësimi në KiE] Këshilli i Evropës”.

Ai ka akuzuar qeverinë Kurti, përkatësisht Lëvizjen Vetëvendosje, se kur ishin në opozitë kanë thënë se vendimin e Millosheviqit për tokat rreth Manastirit të Deçanit po e zbatojmë si kompromis i joni për Këshillin e Evropës.

Mehmetaj ka thënë se kompromisin është bërë” nga vetë këta”.

“Këta janë ardh vetë na kanë thënë. Glauk Konjufca ka deklaru se kemi bisedu, s’ka më kushte të tjera na kanë thënë, një kusht ka qenë; Manastiri për Këshillin. Edhe vetë e kanë paradeklaru fillimisht që ai është vendim i Millosheviqit i cili shkakton precedent të rrezikshëm… për hirë të antarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës i cili është shumë i rëndësishëm, na po e bëjmë një kompromis, shto këtu faktin që këta kanë qenë historikisht në kundërshtim me politikën e cila merr diçka për me jep diçka, sepse kanë thënë na takon me drejtësi e jo me ksi kompromise të ndryta ku hup Kosova”, ka thënë Mehmetaj.

Ai gjithashtu tha se nuk jemi këtu në një situatë ku “ekziston një qeveri heroike e cila po thotë a të anëtarësohna në Këshil,l por me një kompromis apo të mos e bëjë këtë kompromis e nuk po anëtarësohna… këta vetë kanë thënë kompromisi ka ndodh dhe e kanë bë”.

Sipas tij, edhe nëse anëtarësohet Kosova në KiE po anëtarësohet me një kompromis të dhimbshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika