Mehmetaj: Nuk mund të racionalizosh mungesën e Kurtit në Tiranë

Analisti Lirim Mehmetaj, ka thënë se nuk mund të racionalizohet mungesa e kryeministrit Kurti në takimin e sotëm në Tiranë

Analisti Lirim Mehmetaj

Analisti Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nuk mund të racionalizohet mungesa e kryeministrit Kurti në takimin e sotëm në Tiranë.

“Nuk mund të racionalizosh mungesën e Kurtit në Tiranë”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka thënë se arsyetimi për pjesëmarrje në konferencë në Kretë të Greqisë është një lloj cinizmi, duke shtuar se mos-pjesëmarrja e Kurtit në takimin në Tiranë tregon se sa i parëndësishëm është ky takim për të.

 

Kujtojmë që kryeministri Kurti sot nuk morri pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryeministri Rama, ku ishin të ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, arsyeja e mos-pjesëmarrjes së Kurtit në këtë takim ishte që kryeministri muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, kishte thënë Kryeziu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika