Mehmetaj: Nxjerrja e një kandidati shqiptar për president në Maqedoni i ndihmon Vuçiqit

Gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, opozitarët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë shprehur një propozim për president në Maqedoni të V..

Por, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, nxjerrja e një kandidati shqiptar për president atje, i ndihmon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe iu bën dëm shqiptarëve.

“Sot i ndihmon Vuçiq me e nxjerrë një kandidat shqiptar, sepse ia pamundëson shqiptarëve për ta rritur pazarin në koalicionin qeveritar. Edhe nëse nxjerr, ju e dini që nuk fitoni, apo mendon që një shqiptar bëhet president a, me cilat vota, me vota të maqedonasve a, ju nuk jeni iluzionistë, kjo është qëllimkeqe. Kjo është me e dëmtu BDI-në, rrjedhimisht me i dëmtu shqiptarët”, ka thënë Mehmetaj.

Kurti, gjatë së martës, priti në takim Arben Taravarin, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA e i komunës së Tetovës, Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputeti e Afrim Gashin, kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika