Mehmetaj për Abdixhikun: I pasinqertë e hipokrit

Gazetari, Lirim Mehmetaj, e ka quajtur hipokrit kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lirim Mehmetaj, në Debat Plus.

Gazetari, Lirim Mehmetaj, e ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se është i pasinqertë e hipokrit.

Këtë deklaratë Mehmetaj e tha duke e komentuar takimin e tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Abdixhiku ose është i pasinqertë, ose hipokrit. Vazhdimisht na tregon si Albin Kurti është e keqja e madhe për Kosovën, edhe gati në nivel të tradhtarit, se po e federalizon vendin. Në të njëjtën kohë e di që Vjosa Osmani është përkrahëse e atij plani…”, tha ai në “Debat Plus”.

Mehmetaj tha se presidentja Osmani e ka ftuar për takim opozitën pasi është bërë marrëveshja dhe se, sipas tij, më i përgjegjshëm ka qenë emisari Miroslav Lajçak sesa ajo.

“Vjosa Osmani nuk e ka ftu këtë para se me shku qeveria në Bruksel me marrë një mendim pro ose kundër. Expost e ka ftu, qeveria e presidentja kanë pranu pa u konsultu me opozitën, masi u kry puna e kanë thirrë këtë… Osmani e ka lënë opozitën në terr informativ sa i përket se çka i përket drafti, pse nuk e ka ftu atëherë opozitën. Më i përgjegjshëm është tregu Lajçaku se Osmani”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika