Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar angazhimin e Përparim Grudës, kandidatit të PDK-së, për historinë e partisë, duke theksuar se ky fakt ka ndihmuar që ai të grumbullojë rreth 24 mijë vota deri tani.
Mehmetaj ka thënë se Gruda jo vetëm që ka treguar njohuritë dhe ekspertizën e tij, por edhe që ka arritur të ndërtojë një profil që nuk refuzon historinë e UÇK-së dhe Drenicës, por e mbron dhe e respekton atë.
“Çka mendoj që e ka bërë Përparim Grudën me avancu në raport me (Visar) Azemin e Ferizajt (kandidati i LDK-së). Pse ky ka marrë shumë vota e ky jo? Qe pse. Se ky Përparim Gruda nuk është që veç përfaqëson dije edhe ekspertizë, po shihet që në bosht është i lidhur me historiane partisë. Pra nuk i vjen marre as prej UÇK-së, as prej Drenicës.
Ky edhe e ka ekspertizën e profesionalitetin. Edhe e ka historinë në kuptimin që nuk e refuzon historinë e partisë. E merr në mbrojtje bile”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.