Mehmetaj për Kurtin: Kryeministri sovranist po heq dorë nga shtetësia e Kosovës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po heq dorë nga shtetësia e Kosovës dhe po kërkon ndihmë nga KFOR-i për të zbuluar çka ka ndodhur brenda territorit të vendit

Gazetari, Lirim Mehmetaj

Gazetari, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, “kryeministri po heq dorë nga shtetësia e Kosovës.

Mehmetaj, ka theksuar se Kurti e ka etabluar një të vërtetë se si ai mendon qeverisjen, e që është sovraniteti i shtetit, por, kryeministri “sovranist” pastaj kërkon nga KFOR-i t’i tregojë se çka ka ndodhë brenda territorit të shtetit të tij.

“Këta po luajnë me të vërteta alternative…Kur po e kritikojnë se po bën veprime të njëanshme ky po thotë së është çështje sovraniteti i shteti dhe duhet me veprua njëanshëm, sepse po thotë që mu është kushtetuta dhe ligji. U etablu një e vërtetë, një botëkuptim i kryeministrit se si ai e mendon qeverisjen. Po i marrin policët e Kosovës brenda territorit të Kosovës, sipas versionit zyrtarë të Kosovës, ata kanë qenë brenda”.

“Tash po thotë kufiri i takon me bo rregullime KFOR-it. Por thirret në rezolutën 1244, po heq dorë prej shtetësisë së vetë kryeministrit i Kosovës. Si është e munduar. Si është e mundur që janë marrë policët brenda territorit të Kosovës, e Kryeministri i atij vendi kërkon nga një forcë e huaja me i tregu se çka ka ndodhë. Një kryeministër që është sovranist”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika