Mehmetaj për mishin nga Brazili: Dyshoj se është i përfshirë ministri Peci

Lirim Mehmetaj

Gazetari Lirim Mehmetaj ka hedhur dyshimet e tij se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është i përfshirë në skandalin e fundit, ku mishi nga Brazili u shit në Shqipëri sikurse të ishte nga Kosova.

Mehmetaj tha se ministri Peci mund të jetë më i përfshirë sesa kishte menduar në fillim.

“Mbrëmë Peci, pasi u deklaru në Kanal 10, më bëri të kuptoj se është se ky është më involvuar sesa paraprakisht supozova unë. Ai thotë dyshimi i mediumit në fjalë se ka ardhë një sasi e importit në Kosovë dhe mandej e ka ndryshu destinimin e eksportit, ka qenë i destinum prej Brazilit në Kosovë, dhe mandej ajo sasi vetëm iu ka ndërru tiketa dhe ka shku në Shqipëri si i Kosovës. Është e pavërtetë, nuk ka problem të destinimit, këtu është bërë ndryshimi i origjinës”, tha ai.

Mehmtaj tha se përgjegjës për këtë skandal janë ministria dhe Qeveria e Kosovës dhe jo vetëm ndonjë individ.

“Me mujt me të thënë dikush që muj me ia ndërru origjinën e produktit, një mish Brazili ta bëjë nga Kosova, ai person tregon që e ka një rrjet të organizuar brenda strukturave shtetërore të Kosovës, përmes së cilave mundet me falsifiku. S’po flasim vetëm për një hap e një person që e bën falsifikimin. Po flasim për falsifikimin e parë, veterinari në thertore nuk ka vulë…”, tha ai.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika