Mehmetaj për shkrimin e Dimal Bashës: Po bën propagandë, po shpërndanë dezinformata siç i ka thënë Kurti

Gazetari, Lirim Mehmetaj

“Po m’pëlqen se si opozita të gjithë njëzëri po i kërkojnë Kryeministrit,

“𝗢 𝗹ë𝘀𝗵𝗼 𝗽𝗲 𝗻ë 𝗩𝗲𝗿𝗶, 𝗼 𝗹ë𝘀𝗵𝗼𝗷𝗲 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë.”

Jeni fantastik, që me ju pas mësu vet, nuk kisha ditë kaq keq!”

Këtë shkrim të deputetit të VV-së, Dimal Basha, në llogarinë e tij në Facebook, gazetari, Lirim Mehmetaj e ka cilësuar si “propagandistik dhe dezinformatë”.

Mehmetajt ka theksuar se kjo mënyrë e shkrimit të Bashës është “taktikë” e kryeministrit, Albin Kurti.

“Qeto janë shabllone që Kurti ua ka shpjeguar deputetëve të vet qysh duhet me ia thanë popullit analfabet. Qeto janë ‘o veriu, o qeveria’. Po s’është e vërtetë askush nuk i ka thënë Kosovës lësho pe në veri. Dimali është ka bën propagandë, është ka shpërndanë dezinformata se ashtu i ka thënë Kurti. Duhet me operu me dezinformata, siç e ka edhe planin e vet politik për Lëvizjen”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika